“Gjoka Construction” mbi 10 milionë euro investim -Jo, faleminderit, jeni shqiptarë!”

Shkruan: Naser Pajaziti

Marketing

Me një valë fryme albanofobe po përballet Kompania “Gjoka Construction” nga Shqipëria(me filialin e saj në Shkup), e cila ishte e vetmja që aplikoi dhe plotësoi kushtet në thirrjen publike për menaxhimin publiko-privat të parkingut të Qendrës Klinike në Shkup!

Kjo kompani sipas planit të projektuar do të investoj 10 milionë euro, duke ndërtuar garazhe në kate dhe investime tjera…

Por çfarë ndodh?

Si zakonisht, alarmohen qarqet e zakonshme!

Pse askush nuk u interesua dhe nuk konkurroi për këtë projekt përveç “Gjoka Construction”, e cila ka një traditë 30 vjeçare në sferën e ndërtimit dhe menaxhimit?

Apo shqetësimi i vërtetë është që një kompani shqiptare po bën atë që të tjerët nuk munden?

Jam i bindur se po të ishte një kompani serbe, qoftë edhe ruse, nuk do kishte kaq debat?

E pra, ky është shteti me standarte të dyfishta, ku aplikohet, plotësohen kriteret, fitohet një projekt në mënyrë transparente – por në fund kërkohet anulim, sepse është kompani SHQIPTARE!

Sot edhe kryeministri Mickoski paska dal me justifikime boshe, duke thënë se “nëse opinioni është kundër, thirrja do të anulohet”.

Çfarë është kjo? Qasje politike apo një sinjal i qartë se kompanitë shqiptare nuk janë të mirëseardhura?

Nëse procesi ka qenë transparent dhe publik, pse duhet anuluar?

A është ky një mesazh i qartë për bizneset nga Shqipëria dhe Kosova? Mos aplikoni, se nuk jeni të dëshiruar?

Marketing