Gjorçev: Dizeli është shtrenjtuar për 40%, të shfuqizohet akciza shtesë

Lidhur me shtrenjtimin e ri të çmimit të derivateve të naftës ka reaguar Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE.
Ai thotë se që kur LSDM ka ardhur në pushtet, çmimi i dizelit është rritur për 40 për qind.

Marketing

“Pra, nuk po flasim për rritje prej 2,3,5 ose 10 për qind, por po flasim për rritje të çmimit të dizelit për 40 për qind. I bëjmë thirrje Zoran Zaevit dhe qeverisë së tij menjëherë të shfuqizojnë akcizën shtesë që e vendosën për çizelin prej 3.50 denarë, për shkak se çmimet e benzinate dhe dizelit shkuan në qiell dhe po godasin buxhetet familjare të qytetarëve dhe ekonomisë në tërësi”, ka theksuar Gjorçev.