Gjorçev pyet kryeministrin për të drejtat e shqiptarëve, Zaev: Për shqiptarët sollëm drejtësinë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Gjorçev i njohur për nacionalizmin e tij prej vitesh kundër shkollave shqipe, tani në Kuvend pyet kryeministrit Zoran Zaev për të drejtat e shqiptarëve. Gjorçev pyeti Zaevin se çfarë ka bërë për shqiptarët, një numër i madh i të cilëve e kanë votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Marketing

Zoti Zaev, ju lutem na tregoni çfarë konkretisht keni bërë për shqiptarët në Maqedoni? Shumë ju kanë mbështetur dhe kishin besim të madh, por dëshpërimi nga LSDM-ja, ju si Zoran Zaev dhe kuadrot tuaj është shumë i madh. Madje në disa komuna ku shqiptarët ju kanë besuar nuk ka as investime, as punësime, ka dëshpërim të madh nga politikat e LSDM-së”- Vlladimir Gjorçev, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Kur Gjorçev pyeste, kolegët e tij nga shumica parlamentare filluan të qeshnin. Kryeministri Zoran Zaev iu përgjigj shkurt duke thënë se pushteti po bën të kundërtën që kishte bërë VMRO-ja, duke aluduar në zbardhjen e proceseve të montuara gjyqësore.

Puna e parë që bëmë është se vendosëm në fokus të drejtat e qytetarëve. Për ne ata janë qytetarët tanë. Ne nuk i ndajmë në: shqiptar, romë, turq, maqedonas, vlleh, serb e boshnjak. Shikojmë në parimin e drejtësisë dhe barazisë në të gjitha sferat dhe obligimet e përditshme të qytetarëve, si:
përfaqësimi i tyre i drejtë në institucione, intensiteti i punësimeve të qytetarëve nga etnitë jo shumicë për dallim nga 10 vitet e kaluara është shumë më i madh. Mbajmë përgjegjësi për barazi dhe përfaqësim në institucionet publike”- u shpreh Zoran Zaev, kryeministër.

Përveç çështjeve të drejtësisë, në seancën për pyetje deputetësh u prekën edhe tema e investimeve kapitale, rishikimi i buxhetit dhe çështja e referendumit. Rreth ndryshimeve kushtetuese, deputetët nuk kishin pyetje për kabinetin qeveritar.

Marketing