Ish-ministrja për integrime dhe ish-deputetja e Lëvizjes socialiste për integrim, Klajda Gjosha, deklaroi se dëshiron që Maqedonia e Veriut të mos “dënohet” për shkak të Shqipërisë për fillimin e negociatave me BE-në. Shton se shteti ka bërë sakrificë të madhe, siç është ndryshimi i emrit, që është arritur me Marrëveshjen me Greqinë, në momentin kur nuk pritej.
“Dëshiroj që Maqedonia e Veriut të mos humbë kohë për shkak të Shqipërisë. E di që Maqedonia e Veriut ka bërë sakrificë të jashtëzakonshme. Ta ndryshosh emrin është me të vërtetë diçka e madhe jo vetëm për vendin por edhe për qytetarët e saj. Ata arritën marrëveshje me Greqinë në momentin kur nuk pritej që të arrihej një marrëveshje e tillë.
Meritojnë që të vazhdojnë negociatat me BE-në edhe për reformat e shumta të cilat i ndërmorën. Dëshiroj që të mos dënohet për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria”, deklaroi Gjosha për televizionin e Tiranës Ora News. Sa i përket Shqipërisë ajo është pesimiste se vendi i saj në tetor mund të marrë datë, sepse, sipas saj, nuk ka përmbushur asnjë nga rekomandimet.
Madje, thekson se është e mundur që të shtohet edhe një. Gjosha është një nga personalitet kyçe në Lëvizjen Socialiste opozitare, e cila është partia e tretë për nga madhësia në vend. Ajo ishte pjesë e qeverisë paraprake të kryeministrit Edi Rama, kur LSI-ja ishte partner koalicioni i socialistëve.