Një person ka mbetur i plagosur, pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur këtë mesdite në afërsi të Autostradës Tiranë-Durrës, në rrugën e re të Ish-Kënetës në Shqipëri.
Gazetari i “Panorama” raporton se i plagosuri është identifikuar si shtetasi Juljan Mecja. Nuk ka ende të dhëna rreth ngjarjes dhe shkaqeve, por dyshohet se mund te këtë edhe persona te tjerë të plagosur.
Autoret mbeten te paidentifikuar, ndërkohë qe dyshohet se ne vend ka pasur shkëmbim zjarri.