Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me detaje në lidhje me incidentin e armatosur në Hasanbeg.
Sipas MPB-së gjuajtja me armë ka ndodhur nga një veturë në lëvizje drejt një veture tjetër, e cila ka qenë me targa të Austrisë.
“Më datë 19.08.2024 rreth orës 20.50 në SPB Shkup është denoncuar se në Bulevardin “Aleksandar Makedonski”, nga vetura në lëvizje është gjuajtur drejt veturës “Passat” me targa të Austrisë, ku lëndime ka marrë në person i cili është dërguar në Qendrën Klinike”, thuhet në kumtesën e MPB-së.
Nga MPB më tej shtojnë se po merren masa për zbardhjen e rastit.