Gjuha arbëreshe në rrezik/ Studiues nga disa vende mblidhen në Kuvend në Tiranë

Rreziku i zhdukjes se gjuhes Arbereshe ka mbledhur në Tiranë personalitetet nga disa vende. Studiuesit kanë dhënë alarmin për zbehjen gjuhës e kulturës arbereshe që janë pjesë e trashëgimisë botërorë të UNESCO-s.

Marketing

“Marmi udhën! Fjuturomi.
Te bejleku të gjëmomi!
Shef se shpresa jemi e qemë.
T’Arbërisë ku s’u ljemë…
Udhën bëmi ndë pak mot
Se na ndihën Yn Zot”

Këto vargje të gjuhës arbëreshe janë ndër të paktat shkrime që kanë mbetur, nga kjo gjuhë, e cila është pjesë e UNESCO-s, por fatkeqësisht po shkon drejtë zhdukjes.

Historia, kultura, tradita e popullit arbëresh vjen për herë të parë një një Kuvend për studimet Arbëreshe, në Muzeun Historik Kombëtar. I organizuar nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët në kuadër të njohjes dhe analizimit të rezultateve kërkimore-shkencore të deritanishme, bëri bashkë emrat më të njohur të studimeve mbi këtë fushë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Italia.

“E gjithë kjo punë që është bërë për evidentimin e kulturës arbëreshe vjen dhe sendërtohet me kumtimet e të gjithë këtyre profesorëve. pikë kryesore e këtij kuvendi është të bëhet konjecioni i stadit ku ai është, pra të njihet”, shprehet Diana KAstrati – drejtoreshe ekzekutive e QSPA

Ndër shumë të ftuar bie në sy studiuesi arbëresh, Zef Chiaramonte, i cili shprehet i shqetësuar per faktin se gjuha po shkon drejt zbehjes

“ Arbërishtja si të gjitha gjuhët minoritare është e rrezikuar, por Italia na ka lënë apo shtetet para formimit të Italisë na kanë lënë të flasim gjuhën tonë”, shprehet ai.

Një theks të veçantë në këtë organizim ka dhe kumtesa e Eda Derhemit, për një kulturë në rrezik.

“Gjuhët jetojnë në një tërësi kulturore shumë komplekse. Ka diçka që këngët dhe ritet jetojnë më thjesht sesa gjuha që përdoret atje ku ajo ka nevojë të përdoret.”

Kuvendi do të mbyllet ditën e mërkurë, për të vijuar sërish pergatitjet për dy vitet e ardhshme.