Gjuha e standardizuar shqipe nëpër institucione, akoma me shumë mangësi të theksuara

Stanardi i përdorimit të gjuhës së shkruar shqipe nëpër institucionet shtetërore të vendit qofshin ato në nivel qendrorë apo lokal, ka mungesa të theksuara, thotë për TVM2 profesoresha univerzitare Ajtene Qamili.

Marketing

Sipas saj, masat evituese funksionojnë pak apo aspak, edhe përkundër faktit që si fellë intelektuale dhe kuadër akademik I profilizuar kanë pasur reagime të vazhdueshme ndaj gabimeve drejtshkrimore, qofshin ato në dokumente apo në mbishkrime të institucioneve.

“Thelbi kryesor është që nga shkolla fillore, sepse edhe në shkollat fillore dhe të mesme dhe në arsim të lartë nuk zbatohet standardi i gjuhes shqipe, sepse ka shumë mangësi dhe defekte . Duke vazhduar pastaj edhe nepër institucione të tjera shtetrore ku I tërë dokumentacioni është me një varg gabimesh drejtshkrimore, duke vazhduar edhe në mbishrimet e institucioneve dhe të gjitha shkresat tjera që prëdoren nëpër institucionet tona janë me një mori gabimesh. Stanbdarti i gjuhes shqipe eshttë në një nivel shumë të ulët. Me zbatimiun e ligjit të gjuhës dhe gjobitjen e institucioneve për ti mos I thyer ligjet apo zbatimin e gjhës standarte ndështa duhet të meren masa me gjërësishtë për të gjitha institucionet” – tha profesoresha universitare, Ajtene Qamili.

Profesoresha Qamili theksoi se nevojiten kuadro adekuate për këtë. Edhe pse në disa institucione shtetërore egziston ky kuadër, për fat të keq ata nuk e kryejnë punën e tyre si duhet, thotë profesoresha Qamili e cila shton se në disa institucione madje mungon kuadri, gjuhetar apo përkthyes i mirfilltë.

“Një numër i institucioneve kanë të punësuar edhe atë me diplomë. Por puna eshtë tek cilësia dhe niveli i punonjësve, dhe në anën tjetër një numër tjetër i institucioneve fare nuk kanë të punësuar qofshin përkthyes apo njohës të gjuhes shqipe dhe këshut vjen deri në këtë gjendje që jemi ne sot. Kjo punë duhet të trajtohet në mënyrë institucionale sepse është me të vertet është një problem shumë i madh” – thotë Qamili.

Profesoresha Ajtene Qamili shton se në vendin tonë niveli i shkollimit është dukshëm në rritje por cilësia e arsimit shkon në rënie,dhe e gjithë kjo si pasojë e mos kujdesit të duhur të përdorimit të gjuhës shqipe të standardizuar.

Marketing