Gjuha shqipe, Arbër Ademi “dysh” kryetarit të Velesit

Nxënësit e komunës së Velesit dhe Çashkës tani më do të mësojnë në gjuhën shqipe. Takimi mes ministrit Ademi, prindërërve, nxënësit dhe kryetarët e Velesit dhe Çashkës u kurorëzua me sukses dhe tani më nxënsëit do të arsimohen në gjuhën e tyre amëtare.

Marketing

Në kuadër të këtij takimi ministri Arbër Ademi në pyetjen e gazeteres shqiptare u përgjigj në gjuhën shqipe, ku më pas reagoi kryetari i Velesit për përgjigjet e tij vetëm në gjuhën shqipe, por Ademi vazhdoi duke insistuar se ai përgjigjët ashtu si është pyetur. “..gazetaret kanë të drejtë të bëjnë pyetje në cilëndo gjuhë, dhe se unë përgjigjem në gjuhën që më është parashtruar pyetja# vazhdoi Ademi.

Edhe pse kryetari i komunës së Velesit u shpreh se do të lëshojë press konferencën ai nuk pati guxim ta bëjë këtë, ku ministri Ademi vazhdoi të flas në gjuhën shqipe duke ju përgjigjur gazetares shqiptare.

Ndryshe, ministri Ademi sot gjithashtu premtoi se në Klukovec në Veles është paraparë të ketë objekt të ri modern shkollor. Po ashtu edhe në komunën e Cashkës do të kemi investime në aspekt të infrastrukturës..E dhe pse ne kemi siguruar tashmë të gjitha mjetet e nevojshme për ndërtimin e një shkolle të re moderne në fshatin Banjicë të Cashkës, ne sot gjithashtu diskutuam edhe për modalitet tjera, prandaj shkolla në Banjicë është e siguruar me kusht që të diskutojmë këtë javë edhe për një modalitet tjetër edhe më të mirë për të gjetur një zgjidhje përfundimtare sa I përket sfidave në arsim me të cilën ballafaqohen qytetarët e komunës së Cashkës- deklaroi Arbër Ademi, ministër i Arsimit.