Tashmë gjuha shqipe do të mësohet edhe në universitetin e Harvardit.
Këtë lajm e ka dhënë revista Harvard Magazine, ku bën me dije se ka qenë një nxënëse, prindërit e të cilës janë më origjinë nga Mali i Zi, që u bë shkak për futjen e programit të shqipes në një nga universitetet më prestigjoz.
Edona Cosoviç, e rritur në SHBA, mësoi të fliste shqip në shtëpi teksa komunikonte me familjen. Por mungesa e televizioneve shqipe në shtetin e huaj, do të sillte vështirësi për nxënësen e vitit të dytë.
“Ne jemi në shkollë gjithë ditën, shikojmë TV në anglisht, gjithçka është në anglisht, dhe ata gjithashtu po përpiqen të mësojnë gjuhën angleze sepse ata punojnë këtu dhe po përpiqen gjithashtu të bëjnë para, kështu që ne e humbasim gjuhën shumë, shumë shpejt, brenda një brezi”, është shprehur Cosoviç.
Harvard është tani i vetmi universitet Ivy League që ofron gjuhën shqipe. Megjithatë, gjuha ka një trashëgimi të gjatë mësimore në Shtetet e Bashkuara. E nxitur nga valët e hershme të emigrantëve shqiptarë, Kolumbia e mësoi atë me ndërprerje nga viti 1932 deri në vitet 1960. E konsideruar gjerësisht ndër gjuhët më të vështira për t’u mësuar, shqipja mësohet vetëm në disa institucione të zgjedhura amerikane, duke përfshirë Universitetin Shtetëror të Arizonës, Universitetin DePaul dhe Kolegjin Mercy në Dobbs Ferry, Nju Jork.
Sipas marrëveshjeve ndërmjet Fakultetit të Arteve dhe Shkencave të Harvardit dhe universiteteve të tjera, studentët nga Brown, Tufts dhe MIT kanë të drejtë të regjistrohen për këtë kurs. Megjithatë, shpresa është që të zgjerohet programi për të përfshirë shqipen e mesme dhe të avancuar.
Nader Uthman, drejtor i programit të gjuhëve moderne të NELC, ka mbështetur iniciativën për futjen e shqipes, duke përmendur kërkesat e studentëve.
“Shpesh zbulojmë se interesat e studentëve tanë në LCTL [gjuhët më pak të mësuara] kanë të bëjnë me interesat e tyre akademike, kuriozitetin për kulturat e ndryshme ose trashëgiminë e tyre,” tha ai përmes emailit. “Duke ofruar studentëve tanë mundësi të tilla më mirë u mundëson atyre të bëhen qytetarë globalë duke zgjeruar aftësitë e tyre kulturore, aftësinë e tyre për të ndërmarrë kërkime të pavarura dhe për të ndjekur një shumëllojshmëri më të gjerë opsionesh karriere