Gjuha Shqipe – Identiteti dhe Dinjiteti jonë

Berat Jakupi

Marketing

Më 11 dhjetor, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut do të shqyrtojë një prej ligjeve më themelore për shqiptarët – Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Ky vendim nuk është një çështje teknike apo juridike; është një çështje dinjiteti, ekzistence dhe barazie.

Gjuha shqipe është një shtyllë e kulturës dhe identitetit tonë. Të drejtat që kemi fituar pas dekadash diskriminimi dhe përpjekjesh nuk janë dhurata – ato janë fryt i sakrificave dhe guximit të brezave. Sot, të heqësh këtë të drejtë është më shumë sesa të sulmosh një ligj; është një sulm mbi vetë qenien tonë në këtë shtet.

Të gjithë ne, pa dallim, duhet të ngremë zërin dhe të qëndrojmë fuqishëm në mbrojtje të kësaj të drejte! Çdo hap prapa është një tradhti ndaj brezave të ardhshëm dhe ndaj sakrificave të të kaluarës.

🛑 Mos prekni gjuhën tonë – ajo nuk është vetëm një simbol, është ADN-ja jonë kombëtare.
🇦🇱 Shqiptarët janë pjesë e këtij shteti dhe këtë askush nuk mund ta mohojë.

Ftoj të gjithë qytetarët e ndërgjegjshëm, pavarësisht përkatësisë etnike, që t’i thonë JO padrejtësisë dhe të qëndrojnë në anën e drejtësisë dhe demokracisë.

Marketing