Gjuha shqipe në monedhat e letrës, prononcohet drejtori i Agjencisë për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve

Pas shkrimeve në media se gjuha shqipe nuk do të përdoret në kartmonedhat, drejtori i Agjencisë për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve Ylber Sela në një prononcim për media ka thënë se fjalën e fundit për përdorimin e gjuhës shqipe në monedhat e letrës do ta ketë komisioni i Venedikut.

Marketing

“Ligji për përdorimin e gjuhëve, përkatësisht pjesa pêr përdorimin e gjuhës shqipe në monedhat e letrës dhe të farkuara si dhe në uniformat e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me vendim të Qeverisë është dërguar për vlerësim në Komisionin e Venediktut. Të gjitha vërejtjet,sugjerimet dhe vlerësimet që do të vijën nga ky Komision për këto pjesë do të përfshihen në Ligjin për përdorimin e gjuhës” ka thënë Sela.

Ndërsa, ligji aktual parasheh përdorimin e simboleve që paraqesin trashëgimin kulturore të shqiptarëve në monedhat e letrës dhe të farkuara.
Neni 8

(1) Monedhat e letrës dhe të farkuara, si dhe pullat postare do të mbajnë simbole të cilat do ta paraqesin trashëgiminë kulturore të qytetarëve të cilët e flasin gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe gjuhën të cilën e flasin më së paku 20% e qytetarëve në RM dhe alfabetin e saj.

(2) Markat postare, fletëpagesat, raportet fiskale që dalin nga institucionet e nenin 1 paragrafi (3) dhe neni 2 paragrafi (3) të këtij ligji, banderolat, shkruhen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe gjuhën të cilën e flasin më së paku 20% e qytetarëve dhe shkrimin e saj.

(3) Uniformat e policisëç zjarrfikësveç shëndetësisëç në Shkup dhe në komunat në të cilat së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare ndryshe nga gjuha maqedonase janë të shkruara në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik si dhe në gjuhën të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe alfabetin e saj.

Marketing