Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, do të qëndrojë në Kosovë për një vizitë zyrtare dyditore nesër në Kosovë, vizitë kjo e para e tij në Kosovë si president i Malit të Zi.
Gjukanoviç gjatë ditës së parë të vizitës në Kosovë, nesër, më 18 maj, do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Siç njofton Presidenca, Osmani në orën 10:00, Presidentja Osmani do ta presë Presidentin Gjukanoviqin me nderimet më të larta shtetërore.Pas takimit pritet të ketë edhe konferencë për media. Më parë ishte raportuar se në agjendë ishte edhe takimi me kryeministrin Kurti, por i njëjti ndodhet në vizitë zyrtare në Amerikës.
Aktualisht, presidenti malazez Milo Gjukanoviq ndodhet në Berlin në kuadër të një vizite zyrtare. Siç raportojnë mediat në Mal të Zi, ai do të takohet me presidentin gjerman Frank Walter Steinmeier. Se do ta vizitojë Kosovën në të ardhmen ka deklaruar edhe kryeministri Dritan Abazoviq.
“Absolutisht jam i gatshëm dhe me kënaqësi të madhe. E shoh si mungesë dhe faji është te unë pasi kanë ekzistuar edhe thirrjet, por ashtu ka qenë dinamika e punës në qeverinë e kaluar që nuk është realizuar vizita ime zyrtare. Tash si kryeministër do të vij me kënaqësi të madhe”, ka deklarauar Abazoviç.