Gjunjëzohet Gashi para Zaevit: I ke votat tona por “mos ia jep Ministrinë e Kulturës Bilall Kasamit”?

Pas takimit mes Zoran Zaevit dhe Afrim Gashit në një restorant në Shkup, një ditë para marrjes së mandatit nga presidenti Pendarovski, TetovaSot mëson nga burime të besueshme të Lëvizjes BESA se lideri i ASH-së, Afrim Gashi e ka lutur Zoran Zaevin që Ministrinë e Kulturës mos tia jep Lëvizjes BESA.

Marketing

“Takimi mes Gashit dhe Zaevit ka vetëm një qëllim, që Lëvizja BESA mos e merr Ministrinë e Kulturës” ka shprehur për TS, nga Lëvizja BESA duke theksuar se Gashi është i gatshëm tia jep 4 vota pa Selën vetëm që Kultura mos i takojë BESËS.

Ndryshe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev sot takoi edhe kreun ASh-së, Ziadin Selën duke krijuar edhe një herë përçarje mes koalicionit “Tash është Koha”.

Nga ana tjetër nesër lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka thirrur takim të liderëve shqiptar në Shkup.