Gjuriq për skandalin me armë: I gjithë populli serb në Kosovë është i turpëruar

Marinika Tepiq, nënkryetare e Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë ‘SSP’ gjatë ditës së sotme ka thënë se ministri i Jashësm serb, Ivica Daçiq, ka mbledhur para nga biznesmenë e tregtarë armësh për të tërhequr njohjet e Kosovës.

Marketing

Tepic ka thënë se për këtë duhet të jetë i njoftuar presidenti serb Aleksandar Vuçiq, dhe të përgjigjet në pyetjet e saj.

Lidhur me këto deklarata ka reaguar, drejtori i të ashtuquajtures Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.

Ai ka thënë se sot se i gjithë populli serb në Kosovë u trishtua dhe u turpërua nga sjellja e deputetes Marinika Tepiq dhe liderit të partisë Dragan Djilas.

“Aleanca për Kosovën e Re e Behgjet Pacollit dhe partia e biznesmenit serb Dragan Djilas sot flasin publikisht dhe me një zë në mbështetje të shkatrrimit të Serbisë, me një zë të fortë kundër fushatës për tërheqjen e njohjes së pavarësisë të shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës, e cila është një nga sukseset më domethënëse të Serbisë në mbrojtjen e negociatave”, tha Gjuriq.