Gjykata Administrative sot duhet t’i shqyrtojë ankesat e “Të Majtës”, SDU dhe Partisë Punëtore MORO për ankesat e refuzuara të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 15 korrik.
Gjykata Administrative dje i refuzoi ankesat e paraqitura nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa si dhe ankesën e Integrës.
Gjatë ditës së djeshme dy ankesa kundër vendimeve të KSHZ-së ngriti edhe VMRO-DPMNE. Deri te Gjykata Administrative poashtu kanë arrit edhe dy ankesa nga Demokratët një nga “Maqedonia e vetme”, gjegjësisht koalicioni “Asnjëherë e Veriut, gjithmonë Maqedoni” dhe një nga Partia Punëtore MORO.
Afati i paraqitjes së ankesave në Gjykatën Administrative është 24 orë pasi partitë politike t’i marrin vendimet nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për t’i hedhur poshtë ose refuzuar ankesat e paraqitura nga partitë politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Gjykata Administrative, sipas orarit të aktiviteteve zgjedhore obligohet të sjell vendim më së voni 60 orë nga pranimi i ankesës.
Pas vendimit të Gjykatës Administrative dhe marrjes së vendimeve të mundshme nga Gjykata Kushtetuese për mbrojtjen e së drejtës së votës, KSHZ-ja në përputhje me ligjin do t’i shpallë rezultatet përfundimtare zyrtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. KSHZ më pas do të lëshojë certifikata për deputetët e zgjedhur. Afati i fundit për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit është 4 gusht.