Gjykata Administrative ia kthen Kasamit kompetencat për gjimnazin

Gjykata Administrative ia kthen kompetencat për gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” komunës së Tetovës. Komuna e pati ankimuar vendimin e MASh-it në Gjykatën Administrative, pasi kreut të kësaj komune, Bilall Kasamit, iu morën kompetencat në shkurt të vitit 2022 për emërimin dhe shkarkimin e drejtorit të gjimnazit. Nga komuna e Tetovës thonë se pas kthimit të kompetencave, komuna do ta vazhdojë procedurën për shkarkimin e drejtoreshës, Llalla.

Marketing

Këshilltarët e BDI-së: Kasami dështoi në menaxhimin me mbeturinat

Ndërkohë këshilltarët e BDI-së, me një aksion simbolik duke vendosur qese me mbeturina në hyrje të Komunës së Tetovës, kanë kritikuar kreun e kësaj komune, Bilall Kasamin, për dështim në menaxhimin me mbeturinat.

“Udhëheqësit e komunës së Tetovës kanë humbur kontaktin me realitetin. Deponitë që janë krijuar në çdo lagje përbëjnë kërcënim serioz për jetën e qytetarëve. Mbetjet që kanë filluar të kundërmojnë janë sinjal që në këto deponi që janë krijuar në çdo lagje të Tetovës, janë zhvilluar baktere dhe mikororganizma shumë të rrezikshëm për jetën e qytetarëve, e sidomos të fëmijëve tanë.”, – deklaroi këshilltari i BDI-së, Liridon Disha.

Ndërmarrja Publike: Vonesat, për shkak të defektit

Nga Ndërmarrja Publike thonë se ka pasur vonesa, por shkak ka qenë defekti teknik në disa maune që bartin mbeturina dhe sipas Daut Memishit, ky problem është tejkaluar tashmë. Ai premtoi se tash e tutje nuk do ketë më vonesa në marrjen e mbeturinave.

“Shkak kanë qenë defektet që patëm në kamionët për marrjen e mbetjeve, andaj u krijuan mini-deponitë. Defektet u rregulluan me ndihmë edhe nga ca kompani private dhe mbrëmë janë pastruar tre lokacione të fundit në Bllok 82 dhe tashmë është normalizuar gjendja në qytet.”, – theksoi Daut Memishi nga Ndërmarrja Publike Komunale Tetovë.

Nga fillimi i vitit, mbeturinat tashmë mblidhen nga operatori i ri austriak, të cilët kanë sjellë kontejnerë të rinj dhe në vazhdim pritet të sjellin edhe kamionë dhe pajisje të tjera të reja, për mirëmbajtjen e higjienës në qytet.

Marketing