Gjykatat vazhdojnë me blerjen e makinave të shtrenjta. E fundit në listën e blerësve është Gjykata e Apelit në Gostivar. Sipas dokumentit të tenderit, ata do të shpenzojnë 27.559 euro për TVSH të llogaritur prej 18% për automobil të zi me marsh automatik dhe motor dizel me minimum standard Euro 6. Nga pajisja e obligueshme në fabrikë, automobili duhet të ketë:
Byroja e Prokurimit Publik
Sistemi i radios me mundësinë e lidhjes pa tel me celular përmes Bluetooth, lidhje USB
Sensorë parkimi, para, mbrapa me paralajmërim grafik dhe audibël
Nisja e motorit pa çelës
Sistem paralajmërues nga përplasja ballore dhe frenim emergjent në qytet
Kontroll i presionit të gomave
Karrige komfor përpara
Xhama termo izolues
Sensor shiu
Për shumë të njëjtë parash- 27 mijë e 559 euro automobil luksoz do të blejë edhe Gjykata Administrative. Edhe ata kërkojnë automobil me standard Euro 6, me fuqi të motorit prej 190 kuaj, marsh automatik, radar për ndalim automatik gjatë paraqitjes së ndonjë pengese, xhama të pasme të errësuar dhe dritat e para Ksenon ose LED. Para vitit të ri me automobil të ri u rinua edhe Gjykata në Tetovë. Për dallim nga Gjykata Administrative, edhe nga Gjykata e Apelit në Gostivar, ata blenë një automobil për vetëm 19 mijë euro nga kompania nga Kumanova “Deluks Auto”, kompani që u paraqit si ofertues. Kontrolli i informacioneve që janë në dispozicion publik në Byronë për prokurime publike tregon se kjo kompani institucioneve shtetërore u ka shitur automobila në vlerë mbi 450 mijë euro. Sipas hulumtimit të rrjetit hulumtues ballkanik BIRN, Deluks Auto është në listën e donatorëve të LSDM-së.
Alsat