Gjykata e Apelit ende pa vendim për Gruevskin dhe Popovskin për lëndën “Tank”

Gjykata e Apelit Shkup ende nuk ka marrë vendim për padinë e gjykimit të shkallës së parë për Nikolla Gruevskin dhe Gjoko Popovskin për lëndën “Tank”, konfirmuan për MIA-n nga Gjykata.

Marketing

Nga Gjykata e Apelit sqarojnë se prejse do të sillet vendimi Gjykata në afat prej 60 ditësh do të duhet ta përgatisë.

Në seancën publike të Gjykatës së Apelit në të cilën është debatuar për padinë e gjykimit të shkallës së parë për Nikolla Gruevskin dhe Gjoko Popovskin për lëndën “Tank” kryetarja e Këshillit gjyqësor Cvetanka Periq tha se vendimi do të publikohet nga Gjykata Penale deri ku do të dërgohet.

Pas gjykimit të shkallës së parë për lëndën “Tank” janë parashtruar gjashtë padi, katër nga avokatët e Gruevskit, një personalisht nga Gruevski dhe një nga Gjoko Popovski.

Për rastin “Tank” ish kryeministri Nikolla Gruevski si nxitës për kryerjen e veprës është dënuar me dy vite burg, ndërsa ish ndihmës ministri i MPB-së Gjoko Popovski është dënuar me gjashtë vite e gjashtë muaj burg.