Kryetari i Komunës së Pustecit, Edmond Temellko mund të udhëtojë jashtë shtetit sepse Gjykata e Apelit para dhjetë ditësh ia ktheu pasaportën, konfirmojnë për “Fokus” nga gjykata.
Temellko tani mund të udhëtojë në Pustec të Shqipërisë ku është kryetar i Komunës.
Vendimi për kthimin e pasaportës së tij erdhi në një periudhë kur ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Greuvski iku nga shteti, ndërsa disa të akuzuar tjerë u paraburgosën.
Temellko është një nga të akuzuarit e rastit “Titanik” për parregullsitë zgjedhore në vitin 2011 dhe 2013. Ai një periudhë ishte në paraburgim, pastaj si masë për përkujdesje i është marrë pasaporta.