Boki 13 do të vazhdojë të mbetet në paraburgim në burgun e Shutkës, pasi Apeli refuzoi sot kërkesën e tij për të hequr masën e paraburgimit. Boki 13 ditë më parë kishte bërë një kërkesë pran Gjykatës së Apelit për t’u liruar me kusht për shkak të gjendjes së tij shëndetësore të përkeqësuar ditëve të fundit dhe se jeta e tij është në rrezik, por Gjykata e Apelit kërkesën e tij sot e ka hedhur poshtë me pretekstin se ai mund të arratiset nga vendi.