Gjykata e apelit: Në fund të gushtit shqyrtohet ankesa e Gruevskit

Ish kryeministrit Nukilla Gruevski gjykata e shkallës së parë tanimë i është shqiptuar dënim me burg prej dy vitesh për rastin TANKU të PSP-së.

Marketing

Gjykata e Apelit më 30 dhe 31 gusht do të mbajë seancë në të cilën do të diskutojë për ankesën e Gruevskit.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska e ka shkruar aktgjykimin për Gruevskin dhe Gjoko Popovskin në mbi 200 faqe.

Pas dënimit me burg prej 2 vite për blerjen e makinës luksoze “Mercedes”, Nikolla Gruevski përmes avokatëve të tij dorëzoi ankesë për vendimin e gjykatës.

Ndryshe, Nikolla Gruevski dhe Gjoko Popovski u shpallën fajtor në lëndën “Tanku”, me çrast ish-kryeministrit iu shqiptua dënim me burg efektiv prej 2 vitesh, ndërsa ish funksionari i MPB-së Popovski me 6 vite dhe 6 muaj burg efektiv.