Gjykata e ka refuzuar ankesën e VMRO-DPMNE-së, pronësia do të mbetet e ngrirë

Këshilli Penal e ka refuzuar kërkesën e VMRO-DPMNE-së ndaj vendimit të Prokurorisë Speciale Publike për ngrirjen e pronës së partisë, informojnë nga Gjykata Themelore Shkupi 1, njofton Portalb.mk.

Marketing

“Këshilli penal i Gjykatës Themelore Shkup 1 – Shkup sot ka vepruar ndaj ankesës së paraqitur kundër vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake i cili pranoi propozimin e Prokurorisë Publike për vepra që kanë të bëjnë dhe që rrjedhin nga përgjimin e paligjshëm të komunikimeve dhe vendosi një masë të përkohshme për të siguruar pasurinë e patundëshme të partisë politike. Këshilli pas vlerësimit të fakteve dhe provave me ankesën e dorëzuar, ka sjellur me të cilin e ka refuzuar ankesën duke e konfirmuar vendimin e gjyqtarit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjykata i ka ngrirë 69 objekte të VMRO-DPMNE-së

Gjykata dje ka ndaluar për shitje, gjegjësisht i ka ngrirë gjithsej 69 objekte në pronësi të VMRO-DPMNE-së, në mesin e të cilëve bën pjesë edhe pallati i VMRO-DPMNE-së, konfirmojnë nga Prokuroria Speciale Publike, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç sqarojnë nga PSP, kjo pronë kryesisht është blerë në periudhën prej 2013 deri në vitin 2015 dhe gjendet në mbarë Maqedoninë.

Ndryshe, kryetari i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, në një intervistë për MKD, javën e kaluar tha se në kontekst të harxhimeve racionale të partisë mendon edhe për shitjen e ndërtesës së partisë, e njohur në opinion si Pallati i Bardhë.

“Mendoj për racionalizim të harxhimeve në parti. Nëse ka ofertë përkatëse, objektin e shtabit të partisë do ta kishim shitur ose do ta kishim dhënë me qira. Tani po bëjmë një lloj të skenimit të pazarit, kështu që do të shohim”, thotë Mickoski. Ndryshe, Prokuroria Speciale ka hapur lëndë në lidhje me ndërtimin e ndërtesës në fjalë me emrin e koduar “Talir”. Sipas PSP-së, VMRO-DPMNE në mënyrë joligjore e ka fituar pallatin, për të cilën i dyshuari i parë është ish kreu i partisë së VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Marketing