Gjykata e liroi, por burri refuzon të dalë nga burgu

Një klerik mysliman në Kenia i ka kërkuar Gjykatës që të mos e lirojë atë nga burgu, pavarësisht se është liruar nga akuzat për terrorizëm.

Marketing

Guyo Gorsa Buru tha se kishte frikë se mund të rrëmbehej dhe vritej nga agjentët e shtetit pasi të lirohej, siç pretendohet se ka ndodhur me të dyshuarit e tjerë për terrorizëm.

Ai u arrestua në vitin 2018 dhe u akuzua për posedim të materialit që promovonte një grup terrorist si dhe për bashkëpunim me militantët e al-Shabab me bazë në Somali.

Gjykata e kryeqytetit e ka lënë të qëndrojë në paraburgim për 30 ditë.

Avokati i tij i ka kërkuar Gjykatës së Lartë garantimin e mbrojtjes shtetërore për klientin e tij pasi është liruar.

Ndërsa kleriku pret një vendim, gjyqtari Uendi Miçeni tha se do t’i duhej të paguante për vazhdimin e qëndrimit të tij në burgun e Kamitit.

Fakti që ai dëshiron të qëndrojë në burgun e Kamitit, i cili ka një reputacion famëkeq, tregon se sa shumë ndjen se i rrezikohet jeta.

Klerikë të tjerë të dyshuar për lidhje me grupin islamik somalez al-Shabab janë vrarë në të kaluarën, megjithëse autoritetet mohojnë përfshirjen.

“Ka shumë raste të njerëzve që akuzohen për vepra në bazë të aktit terrorist, të cilët janë liruar dhe më vonë janë gjetur të vdekur. Kështu që ai është mjaft i justifikuar në qëndrimin se mund të eliminohet,” tha avokati i tij John Khaminwa për BBC.

Në prill 2014, Abubakar Sharif Ahmed, i njohur si Makaburi, u qëllua për vdekje në Mombasa teksa po dilte nga një sallë gjyqi, kjo pasoi vrasjen e dy imamëve të tjerë në qytetin bregdetar.

Marketing