Lulzim Basha i ka dorëzuar sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) vërtetimin e Gjykatës se Partinë Demokratike e drejton ai.
Me këtë dokument të Gjykatës së Tiranës, Lulzim Basha njihet si kryetari i Partisë Demokratike.
Kujtojmë se, Partia Demokratike ka dërguar sot në KQZ shkresën për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale të marsit, që do të mbahen në 6 bashki të vendit, Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje.
Po ashtu PD ka dorëzuar edhe propozimet për listën e kandidatëve për anëtarë të KZAZ-ve.
PD kërkon regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme vendore, ndërsa ka dorëzuar në KQZ vërtetimin e Gjykatës për përfaqësimin e partisë së krijuar në dhjetor 1990.