Gjykata Kushtetuese me kryetar të ri, Kostadinovski: Besueshmëria, në nivelin më të ulët

Kryetari i ri i Gjykatës Kushtetuese premton prioritete dhe sfida të reja në kuadër të angazhimit të tij në këtë post. Përparësi mbi të gjitha do të ketë kthimin i besimit të qytetarëve në këtë organ gjyqësor dhe në shtetin ligjor, që sipas Darko Kostadinovskit, momentalisht besueshmëria është në nivel më të ulët historik. Në brifingun e parë të tij me gazetarë, Kostadinovski thotë se me rregulloren e re, nga shtatori puna në Gjykatën Kushtetuese do të jetë më efikase. Do të ketë edhe reforma, ndërkaq i pari i kushtetueses siguron se do të jetë lojal vetëm ndaj aktit më të lartë juridik shtetëror.

Marketing

“Janë të patjetërsueshme disa hapa, të cilat më tepër do t’i quaja sfida. E para, sigurimi i pakompromistë i sigurimit të mëvetësisë dhe pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese, e dyta, do të jetë moskompromisi im në çfarëdo ndikimi politik apo i ndonjë natyre tjetër mbi Gjykatën ose ndaj gjykatësve kushtetues. Kultura kushtetuese dhe e së drejtës do të jetë në nivel të lartë në agjendën time. Aktivizimi gjyqësor, sa i përket jetësimit të ngritjes së procedurave me vetiniciativë, gjithashtu do të jetë prioritet në agjendën time.”, – deklaroi kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski.

Kostadinovski: Seancat do të jepen drejtpërdrejt

Kostadinovski premton edhe rritjen e transparencës së punës së gjykatës ndaj publikut. Kjo do të bëhet me mundësinë e transmetimit të drejtpërdrejtë të seancave gjyqësore.

“Do të ketë mundësi që seanca tona të incizohen drejtpërdrejt. Praktikë e tillë ka ekzistuar. Fakt është se disa shtete nuk e kanë këtë praktikë, por megjithatë shumë shtetе nuk janë në nivel të rrënuar të sundimit të ligjit sikur tek ne.”, – theksoi kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski.

Kostadinovski po ashtu paralajmëroi kërkesë për ndryshime në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese, sepse konsideron se që nga pavarësia e shtetit ky organ gjyqësor është më i pareformuari nga të gjitha institucionet tjera shtetërore.