Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme me shumicë votash refuzoi dy nismat e paraqitura për Vendimin në Kuvend për ndryshimin e Kushtetutës që nga 19 tetori i këtij viti.
Nismat siç thonë nga gjykata, janë refuzuar për shkak se Vendimi nuk është për vlerësim kushtetues.
Nismat për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit janë “Kongresi Botëror Maqedonas” dhe një person fizik nga Shën Nikolla.
“Me vendimin për hyrjen në ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë është e qartë se shkelet e Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit Maqedonisë dhe të drejtë ndërkombëtare”, thonë mes tjerash nga “Kongresi Botëror Maqedonas”.