Gjykata nuk ia kthen pasaportën Mijallkovit

Këshilli penal pranë Gjykatës penale në Shkup si të pabazë e ka refuzuar kërkesën e ish drejtori të DSK-së Sasho Mijallkov t’i kthehet pasaporta. Mijallkov e ka kërkuar pasaportën prapa me arsyetim se ka nevojë për një ndërhyrje operative që duhet t’i kryhet jashtë vendit.

Marketing

“Kërkesa e njërit nga të dënuarit me aktvendim të shkallës së parë në lëndën me nr. 62/17 të Prokurorisë të emërtuar si “Titanik 2″ për heqjen e masës së kujdesit- marrje e përkohshme e dokumentit të udhëtimit për kalim të kufirit shtetëror dhe ndalesë për dhënie të dokumentit të ri, e informojmë opinionin se Këshilli gjyqësor pranë Gjykatës themelore penale- Shkup pas refuzimit të dokumenteve të plota lidhur me kërkesën konform dispozitave ligjore është drejtuar te Prokuroria kompetente nga ku është marrë mendim negativ lidhur me kërkesën”, njofton Gjykata.

Kundër këtij vendimi, siç thonë në Gjykatën penale- Shkup palët kanë të drejtën e ankesës deri te Gjykata e Apelit në afat prej tre ditësh.

Në aktgjykimin e shkallës së parë për lëndën “Titanik 2” ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov është dënuar me 3 vjet burg, Menduh Thaçi me 3 vjet e 2 muaj, Bedredin Ibraimi me 4 vjet e 6 muaj, Vllatko Sajkovski me 3 vjet, Sasho Srcev më 3 vjet dhe Elizabeta Stefanovska me 3 vjet burg. Gjykata e ka pranuar kërkesën e PSP-së duke u shqiptuar paraburgim Sasho Mijallkovit dhe Bedredin Ibraimit, ndërsa katër të tjerët kanë marrë masën e kujdesit.