Gjykata Penale merr vendimin, Mijallkov në arrest shtëpiak

Ish kreu i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit Sasho Mijallkov pritet që në çdo moment të largohet nga burgu i Shutkës për të shkuar në arrest shtëpiak.

Marketing

Mësohet se gjykatësja Vesna Dimishkova e ka pranuar propozimin e Prokurorisë Speciale për arrest shtëpiak për Mijallkovin. Më herët gjatë ditës propozimi i Katica Janevës u dorëzua në Gjykatën Themelore Shkupi 1, që më pas Penalja të marr vendimin që i akuzuari Sasho Mijallkov për rastin “Perandoria” të shkojë në arrest shtëpiak. Për propozimin për arrest shtëpiak Janeva është arsyetuar duke theksuar se është e bindur se të akuzuarit nuk do të arratisen.

Ndërkohë Gjykata e Apelit një ditë më parë shfuqizoi paraburgimin për Mile Janakievskin dhe Kirill Bozhinovski, të dy të pandehur në rastin “Titanik 1”. Zorica Arsovska dhe Nenad Josifoviq, po ashtu shkojnë në arrest shtëpiak, të cilët u arrestuan për hetimin “Perandoria”.

Ata iu bashkëngjitën Orce Kamçevit dhe Cvetan Pandelevskit, të cilët prej dy ditësh e braktisën Shutkën. Ndaj të pandehurve është shqiptuar masë e kujdesit- sekuestrim i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit ose ndonjë dokumenti tjetër për kalimin e kufirit shtetëror.

Marketing