Gjykata Penale njofton: Më 4 shtator fillon gjyqi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

Më 4 shtator fillon gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi, njofton Gjykata Themelore Penale Shkup.

Marketing

“Për hir të interesit të mediave dhe organizatave joqeveritare që ndjekin punën e gjykatës, informojmë opinionin se shqyrtimi kryesor lidhur me vrasjen e dyfishtë të të miturës V. Gj. dhe P.Zh nga Velesi, në marrëveshje me palët, është caktuar për datën 04.09.2024 në ora 10:00 në sallën e gjyqit 1”, thuhet në njoftimin që është publikuar sot në ueb-faqen Gjykatës Penale.

Prokuroria Themelore Publike në Shkup në maj të këtij viti ka ngritur aktakuzë kundër katër personave për kidnapimin dhe vrasjen mizore të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi. Të akuzuar janë Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vlatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski.

Së fundmi ka përfunduar edhe hetimi ndaj Ljupço Palevskit, i dyshuari kryesor për rrëmbimin e dyfishtë dhe vrasjen brutale, si dhe për një person tjetër të dyshuar për ndihmë në veprën penale, ndaj të cilit procedura do të zhvillohet veçmas.

Vanja, e mitura dhe Pançe nga Velesi, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Velesit dhe Shkupit më 3 dhjetor 2023.

Marketing