Gjykata Penale nuk komenton deklaratën e Janevës për zvarritjen e lëndëve

Rasti Titanik, i PSP-së, ku të akuzuar janë disa nga ish funksionarët partiak dhe qeveritarë të VMRO-DPMNE-së, për veprime kundër zgjedhjeve dhe akteve të tjera, është një nga rastet e rralla për të cilën në Gjykatën Penale të Shkupit ka dinamikë të përshpejtuar të gjykimit. Deri te përfundimi i tillë mund të vijmë nëse analizojmë orarin e gjykimeve për muajin maj, në rastet nën juridiksionin e Katica Janevës.

Marketing

Më shumë seanca të caktuara për lëndët e PSP-së në muajin maj 2019

Lënda Numri i seancave të planifikuara
Titanik 6
Treqind 5
Monstra 3

– Titanik me 6 seanca;

– Treqind, që është gjykim i përsëritur për prokurimin e automjeteve në polici, me 5 seanca ;

– Monstra, me 3 seanca.

Por, më interesante është lista e lëndëve, për të cilat në muajin maj nuk është caktuar asnjë gjykim. Këto janë : Arka dhe Target-Fortesa

 Më pak seanca të caktuara për lëndët e PSP-së në muajin maj 2019

Lënda Numri i seancave të caktuara
Arka 0
Target-Fortesa 0

 

Të dyja lëndët i bashkon fakti se i dyshuari kryesor në to është ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov. Lënda Arka, është për prokurimin e pajisjeve për ndjekje nga Mbretëria e Bashkuar nëpërmjet kompanisë Finzi, drejtori i fundit i së cilës , Kosta Kërpaç, bëri vetëvrasje në vitin 2016, kur rasti ishte në procedurë parahetimore. Target-Fortesa është lënda kryesore e PSP-së, e cila duhet të japë një përgjigje – kush, si dhe pse ka përgjuar ilegalisht mijëra qytetarë nga viti 2008 deri në vitin 2015.

Numri i seancave të planifikuara për lëndët e PSP-së

Maj 2019 Nëntor 2018 Tetor 2018
40 49 36

Gjithsej, në muajin maj, Gjykata e Shkupit ka caktuar 40 seanca për lëndët e PSP-së. Shifrat tregojnë se nuk ka ndryshim në dinamikën e caktimit të gjykimeve, nëse merret parasysh analiza e fundit e Alsat-it, e realizuar gjashtë muaj më parë, gjë që tregoi se në nëntor të vitit 2018 ishin caktuar 49 dhe në nëntor 36 seanca.

Sidoqoftë, numri i seancave të caktuara nuk është i njëjtë me numrin e seancave të mbajtura dhe këto të dhëna përmbledhëse nuk janë shpallur publikisht. Dhe pikërisht vonesat ishin arsyeja për një reagim nga PSP-ja, se kështu prolongohet përfundimi i procesit gjyqësor. Nga gjykata u përgjigjën me këshillë- ti ndajnë procedurat për ata njerëz për të cilët vlerësojnë se ua “frenojnë” lëndët. Teza e prokurorisë speciale është se gjykata është ajo, që duhet të sigurojë që të gjitha shtyrjet/vonesat të jenë të bazuara dhe të justifikuara.

Përplasjet në mes të Gjykatës dhe PSP-së – se cili ka të drejtë dhe kush ka faj, do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme. Të pakontestueshme janë faktet, se pas gati dy vjetësh nuk ka vendim të shkallës së parë për rastet “e mëdha” të PSP-së.

Marketing