Gjykata penale pranon ankesën e Gruevskit për shtyrjen e dënimit

Pas nëntë ditësh, do të sillet vendim nëse do të pranohet ose jo kërkesa e Nikolla Gruevskit për prolongimin e vuajtjes së burgut. Sipas kryetarit të Gjykatës Penale Ivan Xholev, që mbajti një brifing me gazetarët, gjykatësit për zbatimin e sanksioneve i kishte arritur kërkesa për shtyerje të burgut sot.

Marketing

Sipas ligjit, gjykatësja ka afat prej tre ditësh për të dhënë përgjigje për këtë kërkesë, dhe nëse e refuzon kërkesën, Gruevski ka të drejtë ankese vetëm një herë. Pas ankesës ka afat edhe tre ditë të tjera për përgjigje nga Këshilli Penal, vendimi i të cilit është i plotëfuqishëm. Kjo do të thotë se Gjykatësit e Këshillit Penal e kanë fjalën e fundit për shkuarjen ose jo të Gruevskit në burg.

Edhe po të kalohen të gjithë filtrat dhe Gruevski të shkojë në burg, Gjykata Supreme me vendim eventual për ta liruar nga burgu, mund ta heqë nga burgu i Shutkës. Avokatët e Gruevskit njoftuan se arsyetimet e Gruevskit për t’iu shmangur burgut, kanë qenë shkrimi i një libri që lidhet me doktoraturën e tij, dhe angazhimi i tij si deputet në Parlament.

Marketing