Gjykata Penale, “Reketi”, prezentohen prova materiale

Procesi gjyqësor për lëndën “Reketi” vazhdon sot me prezantimin e provave materiale.

Marketing

Në seancën e fundit gjyqësore për këtë lëndë u lexuan dhe prezantuan urdhëra dhe raporte nga sendet e marra gjatë kontrolleve në shtëpitë e të akuzuarve Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Katica Janeva, gjegjësisht në shtëpinë e të dënuarit Zoran Milevski – Kiçeec.

Opinioni kishte mundësinë të dëgjonte se gjatë kontrollit të bërë në shtëpinë e Boki 13 janë marrë shumë sende, gardërobë dhe mobilje, përderisa në shtëpinë e të akuzuarës Janeva, siç informon prokurorja Irena Trajçeva, janë marrë laptop, usb dhe sende të tjera.

Pas prezantimit të provave materiale nga ana e prokurorisë, pritet që edhe mbrojtja e Boki 13 dhe Janevës t’i prezantojë provat e tyre materiale.

Marketing