Gjykata Penale sot vazhdon gjykimin për rastin “T.N.T”

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë e re për rastin “T.N.T” të Prokurorisë Publike Speciale për rrënimin e kompleksit banesoro-afarist “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski.

Marketing

Seanca e kaluar ishte anuluar për shkak të mospranisë së të akuzuarës Marika Zafirovska. Avokati i saj, Donço Nakov tha se Zafirovska është sulmuar më 1 maj në një shtëpi ukendi në Katllanovë dhe se akoma është duke u rikuperuar prej lëndimeve. Mungesën e arsyetoi me mjekim spitalor.

Në mesin e të akuzuarve për rrënimin e “Kosmos” janë edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Sipas aktakuzës së PPS-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale nga urrejtja politike me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të Fijat Canoskit.

Marketing