Gjykata Speciale fton edhe dy ish-ushtarë të UÇK-së, njëri në cilësinë e të akuzuarit

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ditën e sotme edhe dy ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Marketing

Kjo është bërë e ditur nga kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati përmes një postimi në Facebook.

“I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është Faik Zogaj i cili është ftuat sot në mëngjes! Sot morra lajmin që luftëtari i liris së UÇK’së z. Afrim Basha nga Suhareka është thirrur nga gjykata speciale , dhe do të dali faqebardhë si të gjithë luftëtarët e drejtë të UÇK’së”, ka shrkuar Gucati.

Ndërsa, Faik Zogaj ka shkruar në Facebook se ai është ftuar në cilësinë e të akuzuarit, derisa ka njoftuar se nuk do t’i përgjigjet ftesës, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë:

Të nderuar familjarë,miq dhe shokë ,dua t’ju informoj që kam pranuar ftesë ne cilesinë e te Akuzuarit nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës nuk do i përgjigjem më datë 21.03.2020. Sepse une Personalisht nuk e njof ket Gjykad derisa kijo gjykat ti denon Kriminelet qe me i Vran me te .Dashurit e Mi brenda ne Shtepi

-Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndier më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së!

-Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime!
Lavdi Deshmoreve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!