Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër arrest për nja nga ish-anëtarët e UÇK.
Mësohet se është arrestuar në Tiranë Dritan Goxhaj, shoqërues i trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë gjatë vitit 1999.
Sipas “News24”, arrestimi i Goxhajt është ekzekutuar nga punonjësit e Policisë në Tiranë, të cilët kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, për llogari të Gjykatës Speciale, e cila më herët ka dërguar në pranga politikanë të lartë të Prishtinës.
Arrestimi i Goxhajt mësohet se është bërë me pretendimin se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve të disa çështjeve penale, të ngritura pas luftës në Kosovë.