Gjykata Speciale refuzon kërkesën e Thaçit për të vizituar babanë e sëmurë, tregon arsyen

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, me anë të një statusi në llogarinë e saj në Facebook ka njoftuar se Gjykata Speciale ka refuzuar t’i jepte leje ish-presidentit Hashim Thaçi për të vizituar babanë e tij të sëmurë, në Kosovë.

Marketing

Sipas Çitakut, Specialja në përgjigje ka thënë se nuk ka arsye të mjaftueshme për të lejuar këtë vizitë.

Reagimi i saj i plotë:
Gjykata Speciale paska deklaruar që nuk ka arsye të mjaftueshme për ta liruar për vizitë presidentin Thaçi. Se baca Haxhi, i shtrirë në shtrat, duke luftuar me dhimbjen dhe moshën, nuk qenka “mjaftueshëm” i sëmurë.

Sa më shumë duhet të vuajë një baba që t’i njihet dhimbja? Sa duhet të rëndohet shëndeti i tij që ta quajnë “boll”? A ka një matës për dhimbjen e prindit që pret të shohë të birin para se të mbyllë sytë?