Gjykatësi Aleksandar Kambovski është kryetari i ri i Këshillit Gjyqësor

Gjykatësi Aleksandar Kambovski është kryetari i ri i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këshilli sot në seancën e 510-të me 13 vota zgjodhi Kambovskin, i cili vjen nga Gjykata e Apelit të Manastirit dhe është zgjedhur anëtar i Këshillit në qershor të vitit të kaluar.

Marketing

Pas zgjedhjes për kryetar, Kambovski falënderoi për besimin dhe tha se do të punojë për ta përmbushur atë.

“Unë sinqerisht shpresoj se së bashku do të kemi sukses në arritjen e standardeve më të larta të profesionalizmit, paanshmërisë dhe standardeve që lidhen me forcimin e themeleve të shtetit ligjor. Nuk kam dyshim se në këtë do të kemi sukses nëse të gjithë punojmë dhe kemi të njëjtin synim, që është të kemi një gjyqësor të shëndoshë, të pavarur dhe transparent, që u nevojitet qytetarëve dhe vendit tonë, tha Kambovski.

Marketing