Gjendja me pandeminë në vend po përkeqësohet dhe shumë seanca gjyqësorë po anulohen për shkak të rasteve të shtuara me Covid-19. Qeveria kërkon opinionin e ekspertëve për zgjidhjen e problemit në gjykata në këtë kohë pandemie, në mënyrë që të mos lejohet vjetërsimi i lëndëve e të mos ketë ngecje në proceset gjyqësore. Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiç thotë se korniza ligjore nuk lejon aktualisht gjykimin klasik online që mund të ekzistojë në vendet e tjera. Por ai thotë se cdo zgjidhje e propozuar, ia vlen të diskutohet, por duhen marë parasysh zgjidhjet që do të kenë zbatim praktik.
“Ne jemi të vetëdijshëm që korniza juridike për momentin nuk lejon seanca klasike gjyqësorë “online”, ashtu siç ndodh në disa shtete. Kjo është një çështje e ndërlikuar që kërkon diskutim nga të gjithë faktorët, një ministër ose vetëm Qeveria nuk mund të zgjedh këtë problem. Unë jam në dispozicion, dhe ja publikisht i ftoj të gjithë përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësorë dhe Këshillit të Prokurorëve, me të cilët edhe deri më tani i kemi diskutuar këto çështje, por edhe Shoqatën e gjykatësve dhe të prokurorëve, që bashkërisht të gjejmë zgjidhje, me qëllim që mos të ndërpritet sistemi gjyqësor, dhe të vazhdojnë seancat gjyqësore, që mos të përballemi me vonesa eventuale, ngecje, ose mos dhashtë zoti vjetërsim të lëndëve”, tha Bojan Mariqiç, ministrër i drejtësisë.
Ministri i drejtësisë këto komente i bëri gjatë pres konferencës ku njoftoi për hyrjen në fuqi të propozim ndryshimeve të ligjit për taksat gjyqësore, përmes të cilave qytetarët përfitojnë nga ulja e harxhimeve nëpër gjykata. Në të kaluarën taksa gjyqësore ka kushtuar 48 mijë denarë, tani e njëjta do të kushtoj vetëm 6 mijë denarë.