Dokumente nga laptopi nga një e punësuar në Ndërmarrjen Publike “Parkingje” të Komunës Qendër, si dhe komunikimi përmes celularit të këshilltarëve të VMRO-DPMN-E-së me qytetarët para komunës më 10 qershor të vitit 2013, sipas kryetarit aktual, Sasha Bogdanoviq janë dëshmi se dhuna në Qendër ka qenë e organizuar.
Për këtë sot në Gjykatën Penale ka dëshmuar Bogdanoviq i propozuar si dëshmitar i PSP-së në lëndën “Dhunë në Qendër” ku janë të akuzuar ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, deputetja aktuale në Kuvend, Daniella Rangellova atëherë këshilltare në Komunën e Gazi Babës, Aleksandar Trajkovski dhe shtatë perona të tjerë.
Bogdanoviq në dëshminë e tij tha se e punësuara Nade Temellkovska në Sektorin për marrëdhënie me opinionin në NP PKQ e ka njoftuar se ka gjetur vend tjetër pune dhe gjatë dorëzimit të pajisjes, e ka lënë lapltopin zyrtar tek ai drejtor i atëhershëm në këtë Ndërmarrje Publike. Bogdanoviq me qëllim që të kontrollojë në çfarë gjendje është laçtopi, ka vërejtur se është hapur meil në Yahoo kërkuesin në emër të bashkëshortit të Nades, Daniel Temellkovski në të cilën ka pasur letra si shkruan me persona të Komitetit Komunal të Qendrës së VMRO-DPMNE dhe si merren vesh t’i organizojnë protestat para Qendrës dhe të sigurojnë 200 njerëz.
Bogdanoviq i ka incizuar dokumentet dhe i ia ka dorëzuar PSP-së. Sipas tij, udhëheqës i turmës është i akuzuari Aleksandar Trajkovski, të cilin e ka njohur në sallën gjyqësore, si dhe Daniellën Rangellovën e cila atëherë e ka kryer funksionin këshilltare në komunë nga radhët e VMRO-DPMNE-së Si edhe dëshmitarët paraprakë në seancë, Bogdanoviq ka folur se në ditën e dhunës në Qendër ka ndjerë se i është rrezikuar jeta dhe se kryetari i atëhershëm Andrej Zhernovski dhe kryetari i Këshillit Mirosllav Shipoviq kanë kërkuar ndihmë nga policia por se gjatë bisedës me shefin e policisë të Komunës Qendër janë njoftuar se nuk mund të reagojë dhe se pret urdhër nga lartë.