Gjykimi për “TNT”-në vazhdon më 30 gusht

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, seanca e sotme për rastin “TNT” të PSP-së është shtyrë për 30 gusht shkaku i mospranisë së gjykatësit Ognen Stavrev i cili e udhëheq lëndën, ndërsa për momentin është në pushim mjekësor.
Në seancën e kaluar ish kryetari i Komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski i akuzuar për rastin “TNT” për këtë lëndë kërkoi përjashtimin e prokurores speciale Katica Janeva e cila është përfaqësues i akuzës për shkak të dyshimit për lidhshmëri me rastin “Reket”. Në deklaratën për MEDIAL, avokati Elenko Millanov ka thënë se ende nuk është dorëzuar përgjigje lidhur me kërkesën e prokurores speciale.

Marketing

Kërkesën, siç tha Trajkovski në deklaratë për mediumet, e ka parashtruar për shkak të dyshimit për lidhshmëri të prokurores speciale Janeva me Adrian Amzoskin, personin e autorizuar të ndërmarrjes “Drim billding” nga Struga, që ishte drejtor i ndërmarrjes SHT “Fine” që e ndërtoi objektin “Kosmos”. Për të Komuna e Gazi Babës ka parashtruar padi penale në Prokurorinë themelore publike për ndërtim në kundërshtim me lejen për ndërtim, ndërsa PTHP e ka proceduar aktakuzën në Gjykatën themelore Shkup 1. Janeva, ndërkaq, me kërkesë të saj e ka marrë rastin dhe menjëherë e ka tërhequr padinë penale, ndërsa pas dy muajve Amzoski ka dhuruan mbi 16 milionë denarë në Lidhjen ndërkombëtare të Bojan Jovanovskit.
“Në fazë të caktimit të seancës nga ana e Gjykatës themelore Shkup 1 rreth padisë penale, Janeva e merr rastin nga kolegët nga Prokuroria dhe e tërheqë atë aktakuzë pa parashtruar dëshmi. Dyshojmë për lidhshmëri të tërheqjes së padisë me nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim të “Drim billding” me Lidhjen ndërkombëtare pas dy muajve nga tërheqja e aktakuzës”, deklaroi Trajkovski.

Theksoi se ka pritur që për arsye morale Janeva vetë të kërkojë përjashtim nga rasti “TNT”.
“Por, kur nuk e bëri atë, sot zyrtarisht me parashtresë me shkrim e bëra unë, duke pasur parasysh se ndërmarrja ‘Drim billding’ ka nënshkruar marrëveshje me Lidhjen ndërkombëtare të Bojan Jovanovskit që kuptova nga mediumet. Nga dokumentet që i mora shihet se ndërmarrja në vitin 2017 ka realizuar më pak të ardhura nga shuma se mbi 16 milionë denarë që ka paguar tek Lidhja ndërkombëtare. Është simptomatike prej nga janë paratë e ndërmarrjes dhe përse nënshkrimi i marrëveshjes pason vetëm dy muaj pas tërheqjes së aktakuzës pas procedurës së filluar penale në Gjykatën themelore Shkup 1 kundër të akuzuarit Amzoski”, deklaroi Trajkovski.
Në lëndën “TNT” mes të akuzuarve janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski si dhe ish kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.
Sipas akuzës së PSP-së të akuzuarit në vitin 2011 kanë bërë vepër penale nga urrejtja politike me rrëzimin e kompleksit “Kosmos” të Fijat Canoskit.