Një gjermane 96-vjeçare, e cila u kap menjëherë pasi doli në arrati para seancës gjyqësore muajin e kaluar, me akuzat për kryerjen e krimeve të luftës gjatë Luftës së Dytë Botërore, doli sot para gjykatësit, raporton Reuters.
Irmgard Furchner, akuzohet se në moshën 18 vjeçare ka kontribuar në vrasjen e 11,412 njerëzve, gjatë punës si daktilografiste në kampin e përqendrimit Stutthof nga viti 1943 deri më 1945.
Ajo u mor në seancën e gjykimit në një karrige me rrota.
Fytyra e saj mezi shihej pas një maskë të bardhë dhe shalli të tërhequr mbi sytë e saj.
Midis viteve 1939 dhe 1945, rreth 65,000 njerëz vdiqën nga uria dhe sëmundjet, ose në dhomën e gazit në kampin e përqendrimit pranë Gdansk, në Poloninë e sotme.
Aty përfshiheshin robërit e luftës dhe hebrenj të kapur në fushatën shfarosëse të nazistëve.
Gjykimi u shtye, pasi Furchner u largua nga shtëpia ditën e 30 shtatorit, dhe doli në arrati për disa orë para se të arrestohej më vonë, gjatë asaj dite.
Ajo është nëntëdhjetëvjeçarja e fundit e akuzuar për krime të Holokaustit.