Gjyqësori, Mariçiq paralajmëron seanca online

Paraqitje e sinkronizuar në Facebook e Ministrit dhe Zëvendës Ministrit të Drejtësisë. Të dy Bojan Mariçiq dhe Agim Nuhiu thanë: Është koha për gjykime “online”. Por, nga Ministria e Drejtësisë nuk zbardhin se si ata do ti ndryshojnë ligjet mbi procedurat penale dhe kontestimore, të cilat kërkojnë një shumicë prej dy të tretave në Parlament. Pushteti nuk ka një mbështetje të tillë. Profesori Gordan Kalajxhiev, i cili kryeson komisionin e ekspertëve për ndryshime në Ligjin e Procedurës Penale, thotë se deri më tani askush nga Ministria e Drejtësisë nuk i ka konsultuar ata.

Marketing

“Mua as tani si kryetar i deritanishëm i komisionit, si dhe mendoj se komisioni nuk është mbledhur ende me ministrin e ri. Askush nuk më ka pyetur, si ekspert ose si profesor i procedurës penale, se çfarë mendoj për këtë, apo çështje të tjera dhe ia vlen të hapet një debat publik, por larg zgjidhjeve të shpejta”, thotë Gordan Kallajxhiev, Profesor Universiteti.

Kallajxhiev beson se zgjidhja është proceset që janë me interes të madh për publikun të gjykohen në gjykata, ku protokollet kundër koronavirusit mund të respektohen. Ai këshillon që të mos nxitohet me premtime politike për gjykime online, por të marrim një përvojë nga jashtë, ku një sistem i tillë funksionon plotësisht.

“Politikanët kanë problemet e tyre dhe mendojnë se, ose i vendosin nevojat e përditshme politike në plan të parë, si do të duket ajo dhe ata janë larg nga problemet reale të gjyqësorit …”, pohoi Gordan Kallajxhiev, Profesor Universiteti.

Kryetari i Gjykatës Civile, Ilir Sulejmani, si dhe Prokurori i Shtetit Ljubomir Jovevski tashmë kanë deklaruar se nuk ka kushte ligjore për gjykime online. Edhe pse ministri i ri tha se mund të arrihet te shumica prej dy të tretave për ndryshime në të dy ligjet, OBRM-PDUKM vuri në dukje se deri më tani nuk ka asnjë iniciativë, ose bisedë me pushtetin për të organizuar seanca gjyqësore online.