Gjyqtari i njohur kosovar drejton miqësoren, Gjermani – Rusi

Gjermania do ta zhvillojë një miqësore me Kombëtaren e Rusisë më 15 nëntor.

Marketing

Pas tri ditësh, ish-kampioni i botës, do ta sfidojë Rusinë në ”RB Arena” në Leipzig.

Dhe këtë ndeshje, drejtësinë do ta ndajë edhe një gjyqtar nga Kosova.

Bëhet fjalë për Bekim Zogajn, i cili është caktuar si gjyqtar ndihmës në këtë ndeshje, përkrah Jean-Yves Wicht.
Por, gjyqtari kryesor për këtë ndeshje është caktuar zvicerani, Sandro Scharer.

Përndryshe, edhe Bekim Zogaj ka nënshtetësi zvicerane, dhe në garat ndërkombëtare, është paraqitur mjaft mirë si gjyqtar.