Arbitri i futsallit, Besar Beqiri vazhdon të tregojë performancë të shkëlqyer në “tapetet” vendore e evropiane.
Njeriu i drejtësisë në lojën e futsallit, nesër udhëton drejt Maltës, ku do të gjykojë dy ndeshjet miqësore mes Maltës dhe Holandës.
Beqiri, i cili ditë më parë, ndau drejtësinë në Maqedoni në kuadër të Champions Leagues, tani aventurën e vazhdon në tokën malteze.
“Nesër do të udhëtojë për në Maltë. Pas ndarjes së drejtësisë në Maqedoni në Champions League, tani më kanë deleguar edhe në Maltë, ku do të referojë dy miqësoret mes Maltës dhe Holandës”, ka thënë Beqiri për RTKLive.
Ai ka shtuar se do të jetë edhe “pjesë e seminarit tre ditore më instruktor te FIFA-së”.
Beqiri ka disa vite që është duke gjykuar në arenën ndërkombëtare në lojën e futsallit, dhe tashmë ai është në rrugën e duhur për të prekur majat e referimit në futsallin evropian dhe botëror.