Gjyshja 82-vjeçare merr patentën e shoferit me të parën

Një grua 82-vjeçare nga Britania e Madhe kaloi një provë ngasjeje nga përpjekja e saj e parë.

Marketing

Josephine Sheeka, e cila jeton pranë qytetit britanik të Colchester, ka vendosur të regjistrojë mësimet për patentë-shofer, pasi ajo donte më shumë liri dhe pavarësi.

Pavarësisht se duhej të pushonte për operacion, kjo gjyshe i kaloi të gjitha testet me të parën.
Instruktori i makinës tha se ajo ishte vozitësja më e vjetër e shkollës së tij.

“Ajo vetëm kishte vullnetin dhe bëri gjithçka që e kishte mësuar. E kam trajtuar atë si çdo student tjetër “, tha instruktori.