Ballina Lajme Maqedoni Gjysma e popullatës është duhanpirëse, mesatarisht konsumon 20 cigare në ditë

Gjysma e popullatës është duhanpirëse, mesatarisht konsumon 20 cigare në ditë

Janë alarmante të dhënat për pirje të duhanit në vend. Jemi liderë për nga numri i duhanpirësve në rajon dhe në Evropë, ndërsa në suaza botërore ndodhemi në mesin e 10 shteteve më të këqija, në të cilat pihet më së shumti duhan. Duhan pinë gjysma e popullatës në Maqedoni, mesatarisht nga 20 cigare në ditë. Plotësisht, kemi çmimet më të lira të cigareve në rajon dhe në Evropë, ndërkaq më të ulët e kemi ngarkesën tatimore që i bën cigaret të kapshme për secilin, tregon hulumtimi i fundit i Analitikës.

Marketing

Siç u tha në konferencën e sotme Zoom, me statistika të këtilla hyjmë në kategorinë e “vendeve të duhanpirësve të rëndë”. Duhanpirësit më shpesh përfundojnë me epilog – vdekje, dhe më keq kalojnë se joduhanpirësit”, theksoi profesori.

Ai foli edhe situatën aktuale me blerjen e duhanit. Kultivuesit e duhanit, tha, mbajnë greva, por vendi ka subvencion më të lartë për duhan në Evropë, dyfish më shumë nga vendi i cili jep subvencionin më të lartë për duhan.

Posaçërisht shqetëson e dhëna se mbi 30 për qind e duhanpirësve të rinj pinë duhan, ndërkaq është mjaft e përfaqësuar edhe pirja pasive. Vetëm tek 11 për qind e duhanpirësve në vend nuk pinë në shtëpi, ndërsa joduhanpirësit janë të ekspozuar ndaj pirjes jo vetëm në objektet hotelierike, por edhe në institucionet publike, që hapë çështje tjetër – sa funksionon ligji.

Burrat pinë më shumë se gratë, raporti është 57,9 për qind ndaj 39 për qind. Prevalenca po rritet me moshën, ndërsa kulmi është në 45 deri 54 vite. Shumica e duhanpirësve përdorin cigare të prodhuara, të fabrikuara, ndërsa cigare të bëra me duhan vetëm 12,5 për qind.

Nuk është e qartë, thonë nga Analitika, ku qëndron konkretisht problemi, por zgjidhja definitivisht duhet të kërkohet në rritjen e çmimit të cigareve (rritja e akcizës) dhe në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për dëmin nga pirja e duhanit. Një nga propozimet është madje edhe vendosja e lëndës së posaçme nga mosha më e hershme në shkolla.

“Erdhëm tek njohuritë se jemi më të këqinjtë në rajon dhe në Evropë sepse jemi liderë për nga konsumimi i cigareve. Prevalenca, përkatësisht shkalla e pjesëmarrjes së duhanpirësve në popullatën e përgjithshme është 48,4 për qind apo gjysma e popullatës pin duhan. Duhanpirësi mesatar tek ne shpenzon 27 euro për cigare në muaj, që është vetëm gjashtë për qind nga rroga mesatare. Kjo do të thotë se cigaret janë mjaft të kapshme, secili mund t’i lejojë vetes të pijë duhan”, theksoi Tamara Mijoviq Spasova.

Në BE, shtoi ajo, mesatarja e pirjes së duhanit është vetëm 29 për qind. Çmimi mesatar i pakos së cigareve, ndërkaq, është 4,9 euro, përderisa në rajon 2,1 euro që është më pak se gjysma e nivelit evropian.

Në botë duhan pinë 1,1 miliardë njerëz, që është një e gjashta e popullatës botërore apo një e shtata, ndërsa tek ne në vend duhan pinë gjysma e popullatës. Kjo tregon se jemi në mënyrë drastike më të këqinj edhe nga mesatarja globale”, tha profesori Borçe Trenovski.

Trenovski tërhoqi paralele edhe me pirjen e duhanit me Kovid-19, duke iu referuar të dhënave nga OBSH-ja.

“Nuk ka dëshmi se ai që pinë duhan do të infektohet drejtpërdrejtë përmes cigares, por përmes mënyrës së pirjes së duhanit, prekjes së mjeteve rreziku rritet. Megjithatë, gjithnjë e më shumë studime e konfirmojnë lidhjen mes pirjes së duhanit dhe rrezikut ai person të hospitalizohet. Të gjitha hulumtimet tregojnë se agresiviteti i sëmundjes është drejtpërdrejtë i lidhur me pirjen e duhanit.

Ai foli edhe për situatën aktuale me blerjen e duhanit. Kultivuesit e duhanit, tha, mbajnë greva, por vendi ka subvencionin më të lartë për duhan në Evropë, dyfish më shumë nga vendi i cili jep subvencionin më të lartë për duhan.

“Në vitin 2019 37,6 për qind e të rriturve në rajon kanë pirë duhan edhe të bëra edhe të fabrikuara. Më i lartë ishte niveli i pirjes së duhanit në Maqedoni të veriut, 44,5 për qind, ndërsa në Shqipëri – 19,8 për qind.

Sipas Analitikës, Drejtoria e doganave po përballet shkëlqyeshëm me tregtinë ilegale të cigareve të fabrikuara – vetëm një në dhjetë cigare është blerë në treg të zi. Por, shqetëson duhani për mbështjellje, shitja e të cilit pothuajse 90 për qind zhvillohet në të zezë, pa banderolë dhe paralajmërim për dëmin.

Exit mobile version