Gjysmë milion euro për votimin e diasporës

Plot 30 milionë denarë edhe këtë vit do të shpenzohen për organizimin e procesit zgjedhor në 32 përfaqësitë konsullore diplomatike.

Marketing

Plot 30 milionë denarë edhe këtë vit do të shpenzohen për organizimin e procesit zgjedhor në 32 përfaqësitë konsullore diplomatike, por edhe përkundër shumave të mëdha që shpenzohen tashmë për disa vite, interesimi i diasporës sërish lë për të dëshiruar.

Forma e votimit në diasporë duhet ndryshojë, por për këtë është e nevojshme ndërhyrje në Kodin Zgjedhor.

Nga KShZ shprehen se nuk duan t’u mohojnë të drejtën për votim qytetarëve që jetojnë jashtë vendit, por se janë për një metodologji të re e cila do të shpenzojë më pak dhe do të ketë efekt të mjaftueshëm. Por, ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk varen nga KShZ.

“Është evidente që numri i të paraqiturve për votim në diasporë është shumë i ulët edhe atë qe e cekët se shpenzimet për realizim të këtij votimi do të shkojnë diku rreth 30 milionë denarë, por ne jemi të obliguar ta zbatojmë këtë votim, sepse qytetarëve tanë të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë vendit duhet t’iu garantohet e drejta e votës.

KShZ në vazhdimësi i konsideron këto gjëra, bën analiza, mirëpo nuk është KShZ ai i cili propozon ndryshime të ligjit. Do të tentojmë që mendimet tona të përcillen atje ku duhet dhe të realizohet të kemi fillimisht fluks sa më të madh të të paraqiturave dhe eventualisht ndoshta edhe të mendohet për ndonjë mënyrë alternative për t’u kryer ky votim”,- tha zëdhënësi i KShZ-së, Admir Shabani.

Fillimi i votimit në diasporë nisi të zbatohet për herë të parë në vitin 2011, ndërsa në zgjedhjet e fundit që do të mbahen më 21 prill në shumë përfaqësitë konsullore jashtë vendit për shkak të interesimit shumë të dobët, votimi nuk do të realizohet.