Gjysmë ore erë shkatërron të mbjellat, dëme të mëdha në Gjoricë të Bulqizës

Era e fortë, e cila përfshiu rrethin e Bulqizës gjatë natës së kaluar ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi dhe në frutikulturë.

Stuhia me erë të fortë ka sjellë dëme të mëdha në njësinë administrative Gjoricë.

Siç duket një pjesë e banorëve të fshatrave të Gjoricës të cilët të ardhurat i kanë vetëm nga bujqësia, këtë vit jo vetëm që nuk do të kenë mundësi për të shituar prodhimet por janë të detyruar t’i blejnë ato.

Marketing

Dëmet më të mëdha janë në arat me misër dhe në pemtari.

WWW.AKTUALE.MK