Glauk Konjufca do t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të udhëtojë për vizitë në Hagë më 17 qershor.

Marketing

Këtë e ka bërë të ditur Shefi i kabinetit të kreut të Kuvendit, Ilir Kërçeli, i cili ka thënë se së bashku me kryeparlamentarin Konjufca do të udhëtojnë për në Hagë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së, shkruan lajmi.net.

“Bashkë me kryeparlamentarin Konjufca me datën 17 Qershor udhëtojmë për t’i vizituar ish krerët e UÇK-së në Hagë”, ka shkruar Kërçeli.

Lidhur me këtë vizitë ka reaguar edhe u.d. i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i cili e ka quajtur Konjufcën “dyfytyrësh”.

“Dyfytyrësia e Glauk Konjufcës! Në njërën anë futet në rend dite projektligji kundër veteranëve, e në anën tjetër shkon t’i vizitojë veteranët që gjenden në paraburgim në Hagë”, ka shkruar Klinaku.

Kujtojmë se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, nuk e kanë pranuar në vizitë Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, ndërsa ende nuk dihet se me cilët prej ish-krerëve të UÇK-së që gjenden në paraburgim në Hagë do të takohet kryeparlamentari Konjufca.

Marketing